
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 17-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
I përjetshëm kujtimi i Ibrahim Rugovës.
Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja kanë përmbyllur kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.
Dr. Ibrahim Rugova është zgjedhur President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe është rizgjedhur edhe më 2004.



