Deputetët e PD në Rrogozhinë: Ndaloni ndërtimin e landfillit, Rama urdhërohet nga klanet mafioze

Deputetët e PD në Rrogozhinë: Ndaloni ndërtimin e landfillit, Rama urdhërohet nga klanet mafioze

Një përfaqësi e Partisë Demokratike e kryesuar nga deputetët Edmond Spaho, Albana Vokshi, dhe Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, morën pjesë në takimin me banorët dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e landfillit të mbetjeve në Lekaj, Gosë, në Bashkinë Rrogozhinë.

Kryetari i Grupit Parlamentar ​të PD-së, Edmond Spaho deklaroi se “Bashkia Rrogozhinë nuk ka respektuar asnjë kriter ligjor për ndërtimin e landfillit dhe se Kryetari i saj refuzon të bëjë transparencën e këtij vendimi korruptiv”.

Deputetja Albana Vokshi deklaroi se “pas këtij krimi mjedisor qëndron Kryeministri, si përfaqësues i mafies në qeveri”.

Vokshi iu bëri thirrje grave dhe vajzave të mos lejojnë ndërtimin e landfillit që rrezikon t’ju sjellë mbetjet e rrezikshme toksike në dyert e shtëpive.

“Protestoni që të ndalet projekti kriminal që ju dhe fëmijët tuaj të jetoni jetën që meritoni”, tha Vokshi.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike deklaruan se ndërtimi i landfillit po bëhet pa konsultim me banorët dhe se nuk ekziston asnjë projekt-dokument.

Ata thanë se “Bashkia Rrogozhinë ka ndryshuar disa herë vendin e ndërtimit të landfillit, duke shtuar dyshimet për një vepër kriminale mjedisore të urdhëruar nga klane të lidhura me mafien e mbetjeve”.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike i bënë thirrje kryeministrit të tërheqë me urgjencë këtë vendim kriminal dhe iu bënë thirrje banorëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile të vazhdojnë protestat për të mos lejuar ndërtimin e landfillit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy