Pampuri njofton vendimet e GP të PD: Të hënën diskutim për kandidatët për President

Pampuri njofton vendimet e GP të PD: Të hënën diskutim për kandidatët për President

Partia Demokratike duket se po vazhdon me kaos institucional. Oriola Pampuri përmes një njoftimi në rrjete sociale, në cilësinë e zëdhënëses së Grupit Parlamentar, bëri të ditura sot edhe disa vendime te këtij institucioni.

  Pampuri ka njoftuar se PD ka vendosur që Kryesia e Grupit të zhvillojë rregullisht mbledhje të përjavshme, çdo të premte.

 Zëdhënësja e PD ka njoftuar gjithashtu edhe për vendimin e dytë për një mbledhje tjetër, jashtë radhe për ditën e hënë, datë 9 Maj.

 Mbledhja e ditës së hënë është lajmëruar edhe nga kryetari i partisë, Enkelejd Alibeaj ku pritet që anëtarët e grupit të propozojnë kriteret e tyre e të diskutohet për emrat që PD do të nxjerrë si kandidat për Presidentin e ri të vendit.

 NJOFTIM SI ZËDHËNËSE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD-së.
Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi çështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:
1. Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15.
2. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë radhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy