Basha: Rama kërkon t’i asgjësojë zgjedhjet e lira

Basha: Rama kërkon t’i asgjësojë zgjedhjet e lira

Kreu i PD-së, Basha, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në Gramsh. Basha akuzoi kryeministrin Rama sepo përpiqet të asgjësojë zgjedhjet e lira, pasi sipas tij, ato janë fundi i pushtetit të Ramës.  

“Në tre vite Edi Rama ia ka dalë të kriminalizojë shtetin, të kanabizojë Shqipërinë, të rrisë papunësinë, dhe të përqendrojnë në duart e një grushti njerëzish të lidhur me tenderat dhe koncesionet, pasuritë publike të qytetarëve. Përmes krimit, korrupsionit dhe varfërimit të shqiptarëve, Edi Rama po përpiqet të asgjësojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë fundi i pushtetit të Edi Ramës”, tha ai.

Basha tha se kriminalizmit i shtetit i ka hapur rrugë kultivimit të drogës në çdo cep të Shqipërisë.

“Edi Rama e ka ditur. E ka bashkë planifikuar me kriminelët që ka vënë në çdo strukturë shtetërore, se kriminalizimi i shtetit do të çonte në kanabizimin e Shqipërisë. E ka ditur dhe prandaj se ka vënë ujin në zjarr sepse për të paratë dhe pushteti është gjithçka që kanë rëndësi. Sepse për të, punë e madhe se ka papunësi, shkoni në emigracion u tha kuksianëve para një viti, punë e madhe se ka varfëri. Po pate varfëri, eja skllav në fermën e drogës së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy