Rama në Kosovë viziton familjen e ish-presidentit Thaçi

Rama në Kosovë viziton familjen e ish-presidentit Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar në Kosovë, për shkak të mbledhjes së dy qeverive që do të mbahet sot.

Rama ka shkuar dje për vizitë tek familja e ish- presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Skenderajt.

Teksa u takua me familjarët e ish-presidentit të Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, u shpreh i lumtur që e vizitoi Hashim Thaçin në Hagë, madje e konsideroi atë si vëlla.

Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Lexonte shumë, por edhe stërvitej. Te formulari para se të futesha, shkrova: "Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin".

E sot, kryeministri Rama ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim, ku ka shkruar “Mirëmëngjesi dhe me emocionet e vizitës në familjen e Presidentit Thaçi, ju uroj një javë të mbarë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy