Krahas angazhimit përmes kandidatit të PD-së së Sali Berishës, Bardh Spahiut, për drejtuesin e fushatës së Shkodrës për zgjedhjen vendore të 6 marsit, Arben Imami, lufta për fitore, po ndjehet edhe në një front tjetër.
Imami, tha në emisionin "Të Paekspozuarit", në MCN TV, se ata tashmë gjenden përballë dy zonave gri të votuesve të lëkundur, o në mes tyre e socialistëve, o mes tyre e pjesës tjetër të së djathtës.
Nëse punohet për atë që duhet zona gri apo qytetarët e lëkundur, apo ata që mendojnë më gjatë, kësaj radhe ne jemi përpara dy zonave gri, kemi një zonë gri midis nesh dhe socialistëve, që nuk është e parëndësishme, dhe kemi një zonë gri midis nesh dhe pjesës tjetër të së djathtës, e cila është ende e qorientuar, që mund të votojë ndoshta edhe për kandidatin e Lul bravës, dhe këtu po flasim gjithmonë për 80 %-85%-75%,pra nëse jemi 85% me 15 %, ne e kemi të fituar zgjedhjet, ne po luftojmë këtu, po të arrijmë të mbyllim këtë zonë gri, do të mund të arrijmë shumë më afër fitores.



