Harxhi: Berisha është lodhur nga politika, heshtja e tij mbështetje për Bashën

Harxhi: Berisha është lodhur nga politika, heshtja e tij mbështetje për Bashën

“Berisha ka rol themelor në ndërtimin e Lulzim Bashës dhe po aq ka rol ka dhe përgjegjësi”, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kandidatja për kreun e PD Edit Harxhi.

Sipas saj Sali Berisha duhej të kishte reaguar lidhur me humbjen e zgjedhjeve dhe situatën në PD, por fakti që ai hesht “është mbështetje për Lulzim Bashën”.

“Berisha ka rol themelor në ndërtimin e Lulzim Bashës dhe po aq ka rol ka dhe përgjegjësi. Ai duhej të merrte përgjegjësi për atë që po ndodhin në PD, pavarësisht se thotë është shkëputur ai nuk është shkëputur. Ndoshta ai është i lodhur nga politika, por i kënaqur me aq sa merr nga Basha. Ai është lodhur me vendimmarrjen në PD dhe e ka lënë në rënie të lirë dhe nuk merr përgjegjësi. Lënia në lënie të lirë dhe heshtja është mbështetje për Bashën. Berisha i ka qëndrimet si private dhe publike njësoj”, tha Harxhi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy