
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e BE, Donald Tusk.
Ka qenë vet Tusk ai që ka publikuar një mesazh mbi takimin në rrjetin social "Twitter", si dhe një foto ku shihen dy zyrtarët.
Presidenti i BE ka shkruar për takimin me Ramën, takim i frytshëm me kryeministrin shqiptar.
“Takim i frytshëm me kryeministrin shqiptar përpara Samit të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje të Bullgarisë. Duhet të mbahet vrulli i tanishëm për reformat e sundimit të ligjit për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, shkruan ai.

Ndërsa kryeministri Edi Rama gjatë takimit falënderoi presidentin Tusk që siç u shpreh ai është një nga mbështetësit më të mëdhenj të përafrimit të mëtejshëm të Ballkanit por edhe të Shqipërisë me BE.
“Ishte kënaqësi që u takuam me Presidentin e Këshillit Europian dhe e falënderova që na dha mundësinë e këtij takimi me gjithë të gjendurit në një ditë shumë intensive takimesh me kryeministrinë britanike dhe po ashtu dua t’i shpreh mirënjohjen që është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të përafrimit të mëtejshëm të Ballkanit por edhe të Shqipërisë me BE”.
“Është e rëndësishme për mua të jem me ju dhe popullin shqiptar dhe shpresoj që kjo të jetë sa më shumë pozitive e mundur. Me shpresën për rritje të bashkëpunimit dhe bisedimeve për të ardhmen. Ju keni vetëm fansa këtu në Këshill, dhe dua të mbështeteni gjithnjë këtu. Mund të mbështeteni tek ne dhe rikonfirmoj vendosmërinë tonë për t’ju ndihmuar në reformat e juaja të thella e kurajoze. Jeni një nga shembujt më të mirë për ambicien europiane,” tha Tusk nga ana e tij.



