Vjedhja e metaleve në kombinatin e Poliçanit, Prokuroria thërret Bledi Çuçin

Vjedhja e metaleve në kombinatin e Poliçanit, Prokuroria thërret Bledi Çuçin

Ish-ministri i brendshëm Bledi Çuçi është thirrur nga Prokuroria e Beratit për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni, lidhur me vjedhjen e 54 tonë metaleve në Kombinatin e Poliçanit.

Drupal Ad

 

 

 

Çuçi thirret në cilësinë e drejtuesit politik në Berat pasi nga hetimet ka rezultuar se ka patur komunikime me drejtorin E Kombinatit Mekanik te Poliçanit Erion Zylyftari që është njëherazi kreu i Partisë Socialiste në Poliçan.

Referuar fletëthirrjes që mban firmën e prokurorit Eni Çulli, ish ministri duhet të paraqitet me datë 15 korrik ora 12:00.

Fletëthirrja i është dërguar për zbatim komisariatit nr.3 në Tiranë, për shkak se ish ministri ka vendbanimin në kryeqytetit në juridiksionin e këtij komisariati.

Prokuroria thekson në fletëthirrje që nëse Çuçi nuk paraqitet pa patur pengesa të ligjshme do të urdhërohet shoqërimi i tij i detyrueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy