Komisioni i jashtëm miratoi këtë të hënë projektbuxhetin e Ministrisë së Diasporës për vitin 2018. Ministri Majko deklaroi në komision se ka dorëzuar në komisioninin e reformës zgjedhore një propozim për mënyrën e votimit të emigrantëve. Ndërkohë komisioni i jashtëm kërkoi edhe një interpelancë me ministrin Bushati.



