Bushati për Kim: Zonja nxjerr çdo ditë foto buzagaz me të korruptuarit, e shqetëson korrupsioni i para 10 viteve

Bushati për Kim: Zonja nxjerr çdo ditë foto buzagaz me të korruptuarit, e shqetëson korrupsioni i para 10 viteve

Analisti Andi Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me ndërhyrjet e ambasadores amerikane në politikat e PD-së, mendon se ambasadorja Yuri Kim boton foto me të korruptuarit e vendit. 

Sipas tij, atë nuk e shqetëson korrupsioni i ditëve të sotme, por më shumë ai i para 10 viteve.

Në raport me detyrën që i është dhënë, ambasadori është për të ekzekutuar detyrat që i janë dhënë nga lart. Ajo duhet të nxirrte Berishën me sa më pak kosto anti-amerikanizmi në këtë vend. A e patë para dy muajsh sondazhin e Euronews? Ka dalë BE në pëlqyeshmëri shumë më lart se SHBA. Kjo ka ardhur nga mënyra si kanë luajtur hipokrizisht diplomatët amerikanë në këtë vend.

E mbani mend krizën e bojkotit të zgjedhjeve lokale në 2019? Palmeri tha zgjidheni këtë punë qetë dhe pastaj e merr Gjykata Kushtetuese. Pritëm një vit, të zbatohej formula e Palmer. Doli Gjykata tha nuk kemi kompetencë ta gjykojmë këtë çështje. Ata që besuan se Palmeri kishte shkopin magjik, u ndjenë të tallur.

Këto kanë bërë që njerëzit të ngrenë pyetjen, po na thonë të vërtetën apo po i shërbejnë një loje të shtrembër?

Kjo zonja nuk ka ditë që nuk boton foto buzagaz me çdo të korruptuar të këtij vendi, që është i njohur që bën tendera. Nuk e shqetëson korrupsioni i këtyre që vjedhin sot, por e shqetëson korrupsioni para dhjetë viteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy