
Presidenti Ilir Meta u nderua në Romë me Çmimin Ndërkombëtar “Bonifacio VIII për një Kulturë të Paqes” nga akademia me të njëjtin emër papnor në Anagni, Romë.
Kreu i Shtetit u vlerësua gjithashtu me titullin e lartë “Senator Akademik Nderi” me motivacionin, “Për angazhimin e vazhdueshëm dhe për kontributin faktik, kulturor e social, për realizimin e idealeve dhe qëllimeve, në shkëmbimin e vlerave të paqes”
Meta tha se vlerësimi me këtë çmim e inkurajon, që të vazhdoj me përkushtim për të punuar, për lirinë, demokracinë, drejtësinë, paqen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Dëshiroj të kujtojë burimin e paqes, në jetën tonë, e cila erdhi dymijë vjet më parë me fjalët e Jezuit: ‘Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time....” Dhe kjo paqe është për çdo individ, çdo shoqëri, dhe çdo komb, e cila mund të arrihet përmes besimit, shpresës dhe dashurisë, përkushtimit të gjithsecilit, për të punuar për mirëqenien e njerëzve të thjeshtë, për konsolidimin e demokracisë, për një politikë më frytdhënëse, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe promovimin e vlerave më të larta njerëzore dhe familjare.
Ndaj, ne duhet të punojmë e ta mbrojmë këtë thesar të çmuar, duke qëndruar vigjilentë për ruajtjen e paqes, pasi ajo nuk duhet marrë si e mirëqenë, por duhet të angazhohemi çdo ditë e në çdo kohë. Kjo na jep forcë të përballojmë edhe realitetin e pas Covid-19, dhe të gjitha sfidat e mijëvjeçarit të ri.



