Shorti cakton trupën gjykuese për kryebashkiakun Veliaj

Shorti cakton trupën gjykuese për kryebashkiakun Veliaj

Është caktuar pas hedhjes së shortit trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Procesi do të drejtohet nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri si kryesuese, ndërsa anëtare të trupës do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

 

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të çështjes ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 personave dhe disa shoqërive të përfshira në të njëjtën dosje.

 

Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. Kërkesa për dërgimin e dosjes në gjykim u paraqit nga SPAK pesë muaj më parë. Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij 13 akuza, përfshirë korrupsion pasiv (në 9 raste), pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

 

Sipas SPAK, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv në raport me disa kompani, të cilat dyshohet se kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë, në këmbim të përfitimeve të parregullta monetare dhe pasurive të paluajtshme.

 

Edhe Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, si dhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të ardhurash.

 

Në dosje përfshihen gjithashtu disa biznesmenë, të akuzuar për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. 

 

Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndërsa gardiani i burgut të Durrësit, Fatjon Baci, për futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim.

 

Për gjykim kalojnë 17 persona, mes tyre emra të njohur të biznesit dhe politikës, si dhe disa shoqëri tregtare dhe OJF, përfshirë “Rametal”, “Agi Kons”, “Kontakt”, “Fusha”, “Gerard-A”, “Lani” dhe organizata si “Eventus”, “Muza”, “BYL-A”, “Frobolous” dhe “Harabel”.

 

Procesi ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë pritet të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që do të shqyrtojë Gjykata e Posaçme këtë vit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy