Tahiri tregon pse theu heshtjen me shprehjet e Ramës: I përdora për të shprehur më mirë veten time

Tahiri tregon pse theu heshtjen me shprehjet e Ramës: I përdora për të shprehur më mirë veten time

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri këmbëngul se dy shprehjet që ai përmendi në Kuvend, të njëjta me ato që kryeministri Rama ka përdorur, nuk janë kërcënim dhe shantazhe për kreun e qeverisë.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Tahiri tha se i zgjodhi këto shprehje sepse sipas tij shpreh më mirë atë që ai do të thotë.

Më shumë sesa ta veshim me misterin pale se çfarë po ndodh, për mua është e thjeshtë, në dy momente ku ndoshta vëmendja ka qenë më e madhe se unë janë dy shprehje që i kam përdorur për të shprehur më mirë veten time në raport me atë që dua të them, nuk kam kopjuar njeri

Nuk ka lidhje me shantazhin dhe kërcënimin As është në mënyrën time të kërcënoj njeri, dhe e dyta s’kam pse ta bëj”, tha Tahiri.

Por ish-ministri u pyet se përse zgjodhët shprehjet e Ramës

"Nuk ka lidhje me shprehjet e atij, nëse ju bëni ura në kokë dhe jeni kthyer 15 vjet më parë, është e pamundur për mua, që...Mua më vjen keq që nuk më beson", tha Tahiri.

Tahiri të enjten në Parlament tha se do të këmbëngulë për tu përballur me akuzat që kanë rënduar ndaj tij për trafik droge me kushërinjtë e tij Habilaj, duke përdorur një shprehje të Ramës kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, "S'ka bir nënë dhe burrë nëne dhe bir ku**e që të më pengojë".

Ndërsa shprehja e dytë identike me të kryeministrit që Tahiri e përmendi pasi u vu në hetim për këto akuza dhe kërkohej heqja e imunitetit të deputetit për arrestimin e tij, ishte “Nuk keni parë gjë akoma”.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy