
Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se nuk është penduar për detyrën që ka marrë, ndonëse shprehet se është kalim i vështirë pasi la disa gjëra të cilat i kishte të ndërtuara dhe mbrojtësuara për të bërë një kapërcim.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se i’u duk një hap që duhet ta bënte, si hap politik, karriere apo një ndryshim marrshi dhe zhanri që sipas tij të bën pak mirë dhe nuk e beson se do pendohet.
Kolegu Sokol Balla që ka qenë zëdhënësi i parë i PD, më tha se është një përvojë që të ndryshon jetën të punuarit me Berishën dhe në fakt për mua kështu është në këto tre muaj që kam punuar me Berishën.
Për një gazetar të qenit dëshmitar është shumë e rëndësishme. Është fat, të punosh me një zotëri siç është Berisha, që për mirë a për keq e ka drejtuar këtë vend për disa vite, 8 si Kryeministër, 5 si President.
Te Berisha shikon grimca që të shpërfaqen me të. Në këtë vend shumë prej njerëzve të afrohen kur je afër pushtetit. Kjo e imja është sfida humane, profesionale dhe njerëzore, tek një njeri që është në një farë halli.
Jo se unë i zgjidha hallin. Por në këndvështrimin tim si gazetar Sali Berisha ishte një burrë i plagosur, si njeri, ishte Sali Berisha ishte një burrë i plagosur pa të drejtë.
I thashë një diplomati amerikan, që 'mitin e Berishës nuk e kemi ndërtuar vetëm, na keni ndihmuar në ndërtimin e këtij miti dhe tashmë më thoni që ta rrëzojnë'.
Anulimi i kulturës, i asaj gjëje që ka qenë. Nuk mund të anulojmë të kaluarën. Berisha është një nga njerëzit më të kulturuar të këtij vendi, kush nuk e beson, nuk e njeh.
Të mos e ngatërrojmë shfaqjen politike me kulturën e Berishës.
Sipas tij, Berishës në një mënyrë a një tjetër i’u dha ky shah-mat, ose të mbronte trashëgiminë e tij, ose të dorëzohej dhe në këtë drejtim shtoi se nëse do të dorëzohej, nuk do të gëzonte respektin.
Lela tha se është në të drejtën e tij si njeri që do të mbrohet dhe se është luajal kur thotë “Më gjeni një provë dhe unë iki”.



