Basha nënshkruan marrëveshje me KASH: 100 milion euro subvencione për fermerët

Basha nënshkruan marrëveshje me KASH: 100 milion euro subvencione për fermerët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nënshkruar sot marrëveshjen me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se pas tetë vitesh ngecje në vendnumëro në shumë fusha sipas tij, ku përfshin dhe sektorin e bujqësisë, ka ardhur koha që fermerët dhe agro-përpunuesit shqiptar të mbështeten me programe serioze.

Sipas kreut të opozitës, ky është sektori më jetik për ekonominë kombëtare dhe “ndryshimi më 25 prill shihet në këto marrëveshje që janë garancia e qeverisë së ardhshme që do t’i shërbejë fuqizimit të bujqësisë dhe fermerit shqiptar”.

Lideri i opozitës gjithashtu tha se me nxitjen përmes programeve për shumëfishimin e ndihmës nga IPARD-i dhe hapja e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, do të krijojnë mundësi për subvencione direkte për bujqësinë shqiptare.

Basha tha se kanë një plan, për t’i dhënë fund mbetjes në vend numëro.

“Kemi evidentuar potencialin e këtij sektori dhe gjithë nën sektorëve të tij. Ne kemi bërë krahasime me modele të suksesshëm”, theksoi Basha.

Sipas Bashës, as fermeri, as agropërpunuesi, as fermeri shqiptar nuk durojnë dot më.

“Të rinjtë e zonave rurale, me këtë program do kenë instrumentat që në tokat, asetet të krijojnë mirëqenie jo për mbijetesë por për të jetuar me dinjitet. Ndryshimi përkthehet në punë”, u shpreh ai.

Kryedemokrati theksoi se instrumenti i vetëm për ndryshim është vota.

“Unë ka një ftesë në këtë nënshkrim të marrëveshjes. Merrni përgjegjësitë më votë me 25 prill. Përmasat e dëshirës për ndryshim ka përmasa kombëtare. Ndryshimi është në dorën e qytetarëve. Fermeri shqiptar, sektorit agropërpunimit, agrobiznesit përmes masave do të ketë rritje mirëqenies”.

Agim Rrapaj: "Objekti i marrëveshjes është mjaft i gjerë, por mbledh brenda vetes katër shtylla kryesore. Shtyllën e parë është procesi i kooperimit dhe koordinimit që është një ndër plagët e patrajtuara siç duhet deri më sot ne kemi të formalizuara vetëm 17% sot të fermerëve dhe 83% janë të paformalizuar. Fakti që ne po e vlerësojmë këtë proces të formalizmit të fermerëve është shumë i rëndësishëm për të gjithë proceset në vijim.

Elementi i dytë i rëndësishëm ka të bëjë me inovacionin, me mekanizimin dhe me digjitalizimin. Është element shumë i rëndësishëm dhe edhe kjo është një plagë që ne po vendosim përsëri gishtin për ta realizuar në të ardhmen. Elementi tretë i rëndësishëm ka të bëjë me çështje në financimit dhe disbursimit të fondeve grant. Ne kemi mirëpritur ofertën e bërë nga Partia Demokratike për 100 milion grant dhe 50 milion investime në infrastrukturë. Është e rëndësishme që ne këto katër shtylla t’i konkretizojmë në një afat sa më të shkurtër në mënyrë që të bëjmë realitet të gjitha angazhimet e tjera. Unë ju falënderoj shumë për këtë marrëveshje që do të nënshkruajmë sepse kjo do të na forcojë më shumë besimin në të ardhmen. Faleminderit!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy