Dhunë në kuvendin serb për paktin e NATO-s/ Ministri godet deputetin: Uluni, majmun! (VIDEO)

Dhunë në kuvendin serb për paktin e NATO-s/ Ministri godet deputetin: Uluni, majmun! (VIDEO)

Gjatë fjalimit të mbrëmshëm në Kuvendin Popullor të “Republika Srbska” ku u mbajt seanca e jashtëzakonshme në lidhje me Programin e Reformave në Bosnje dhe Hercegovinë, Ministri i Brendshëm i RS Dragan Lukac sulmoi fizikisht deputetin e PDP, Drasko Stanivukoviq.

Lukaç iu drejtua Stanivukoviqit i cili me disa deputetë tjerë opozitarë solli në sallë të Kuvendit disa flamuj të vegjël të NATO-s, raporton SrbijaDanas.

Flamujt ishin shenjë proteste sepse Stanivukoviq konsideron se Dodiku me nënshkrimin e Programit të Reformave i cili është dërguar në seli të NATO-s e ka anuluar “neutralitetin ushtarak të RS-së”.

Megjithatë, Lukaç kishte mendim ndryshe për flamuj.

“Derisa unë luftoja, mbi kokën time fluturonin aeroplanët e NATO-s. Shikoja a do të më bien bomba mbi kokë. Nuk mundesh ti t’i sjellësh ato flamuj. Në atë kohë ti ke qenë i vogël, por tani do të duhej të dish disa gjëra. Më kurrë mos bën gjëra të tilla sepse do të përfundosh si flamujt”, ka thënë Lukaç.

Më pas Stanivukoviq i afrohet Lukaçit për të marrë sqarim se si do të përfundojë ai, dhe  Lukaç ia përplas letrat në fytyrë, e quan majmun dhe e godet.

Pas këtij incidenti seanca ndërpritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy