OSBE pa drejtues të rinj/ Montella, letër anëtarëve të Komitetit: Sfidë kritike për organizatën!

OSBE pa drejtues të rinj/ Montella, letër anëtarëve të Komitetit: Sfidë kritike për organizatën!

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, në një letër që mban datën 3 shtator u është drejtuar anëtarëve të Komitetit të Përhershëm duke theksuar se mungesa e një konsensusi për kryetarin dhe drejtuesit e tjerë të institucionit përbën një “sfidë kritike” për organizatën.

Në një postim në platformën “X” nga OSBE, thuhet se në letër u bëhet thirrje parlamentarëve që të mbështesin përpjekjet e OSBE24 Malta (shteti që mban presidencën) në përpjekjet për të zgjidhur ngërçin.

Në letër vihet në dukje se “mungesa e një marrëveshjeje minon besueshmërinë dhe funksionalitetin e organizatës”.

Zyrtarët aktual të OSBE-së po vijojnë të drejtojnë organizatën deri në gjetjen e një zgjidhjeje, pasi dy ditë më parë nuk u arrit konsensusi për zgjedhjen e kryetarit dhe drejtuesve të rinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy