Analisti Mentor Kikia ka komentuar deklaratën e bërë nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, e cila tha se me 140 euro në muaj nuk mund të konsiderohesh i varfër. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Kikia tha se ministrja ka për detyrë të jetë e matur, ndërsa e konsideroi deklaratën si të papërgjegjshme. Po ashtu ai theksoi rëndësinë e përcaktimit të minimumit jetik për të kuptuar shifrat e varfërisë në vendin tonë.
Kjo është pjesa qesharake e një institucioni. Nuk mundet që një ministre e Financave, një zyrtare e lartë, ku ka për detyre të jetë shumë e matur për çdo gjë. Duke qenë se këtu papërgjegjshmëria derdhet rrugëve, në kudër të kësaj është kjo deklaratë. Minimumi jetik është ajo shifër ku thuhet se çdo qytetar që paguhet më pak se 150 euro është nën nivelin e varfërisë. Kjo nuk është përcaktuar. Ka qenë kërkesë e hershme nga avokatura e popullit dhe shoqërisë civile, që të dihet kufiri i varfërisë. Sot nuk themi sa është varfëria në nivelin zyrtar në Shqipëri.
Kikia u ndal edhe te afera e inceneratorëve duke u shprehur se do ishte kurajë e madhe që Prokuroria ta mbyllte këtë çështje.
Do ishte kurajë e madhe e Prokurorisë po ta mbyllte këtë çështje. Shifrat dhe faktet janë aq flagrante, sa që do ishte flagrancë e madhe nëse do mbyllej. Sa i takon kallëzimit të bërë nga PD nuk e di sa mund të mbivendoset një padi në një çështje që është nën hetim. Mbetet për t’u vlerësuar nga Prokuroria nëse kallëzimi mund të jetë çështje e re penale apo do mbivendosen. Është një nga aferat më të rënda dhe flagrante të dy dekadave të fundit.



