Mërtiri: SPAK po zbërthen brinjët e Veliajt, po i gërmojnë dhe xhepat

Mërtiri: SPAK po zbërthen brinjët e Veliajt, po i gërmojnë dhe xhepat

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV Ergys Mërtiri ka komentuar hetimin që SPAK po i bënë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të cilin u shpreh se ky hetim po shkon deri në detaje duke hyrë dhe në xhepat e Veliajt.

Ai tha se është një hetim i kompletuar dhe se për të ajo që po bënë SPAK është një punë e mrekullueshme sepse nuk është e lehtë të hetosh një njeri të afërt të Ramës.

Këta po i zbërthejnë brinjët Veliajt. Këta po i bëjnë hetim pasuror që do të thotë se po i gërmojnë dhe xhepat Velaijt, pra hetimi ka shkuar deri në detaje dhe po hetohen dhe familjarët, është një hetim i kompletuar dhe për mua ajo që po bënë SPAK është një punë e mrekullueshme sepse nuk është e lehtë të hetosh një njeri të afërt të Ramës, bëhet fjalë për nivel të lartë politik, ndoshta numri 2 në politikë, pas Ramës.

Për inceneratorët janë të gjithë aty Rama, Veliaj, por është SPAK ai që i ka goditur këta. Në një vend ku kemi qenë në fund dhe aktualisht po vendosen para hekurave njerëz të rëndësishëm kjo për mua është mrekulli. SPAK i çoi para hekurave të gjithë, çoi drejtorët e 5D dhe tani do çojë dhe Erion Veliaj për të cilin po bën një hetim të detajuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy