
Në vijim të detajimit të atë që është pagëzuar si “Pakoja e madhe”, Kryeministri Edi Rama nxjerr shifrat se sa do përfitojnë mësuesit dhe edukatorët.
Kreu i qeverisë thotë se 6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë një vlerë monetare prej 20.000 lekë të reja nga “Pakoja e Madhe”.
Ndërkohë që 30.693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë falë rritjes së vazhdueshme të pagave, do të marrin 10.000 lekë të reja dhe të gjithë së bashku nuk do ta kenë në familjet e tyre shqetësimin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë, në këtë periudhë jo të lehtë për të gjithë.



