Meta: Të vendosim sa më parë linjën direkte ajrore Tiranë-Kalabri

Meta: Të vendosim sa më parë linjën direkte ajrore Tiranë-Kalabri

Presidenti Ilir Meta pritet në takim nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Roberto Occhiuto.

Gjatë takimit, Meta deklaroi se arbëreshët dhe komuniteti shqiptar i pas viteve ‘90-të në Itali qëndrojnë në themel të marrëdhënieve të shkëlqyera historike dhe tradicionale mes dy popujve e vendeve tona.

Ruajtja e identitetit kombëtar, integrimi i plotë i arbëreshëve dhe i komunitetit të ri shqiptar në jetën ekonomike, sociale, kulturore, intelektuale dhe përfshirja e tyre gjithnjë e më shumë në realitetin politik në Itali, duke ruajtur karakteristika të forta të identitetit të origjinës, u japin marrëdhënieve mes nesh një dimension tjetër të veçantë.

Pasi nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit të një Protokolli të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Rajonit Kalabri, sipas atij ekzistues me Rajonin e Pulias, dhe atë të propozuar me rajonin e Siçilisë, Presidenti theksoi domosdoshmërinë e vendosjes sa më parë të një linje direkte ajrore Tiranë-Kalabri, që do të kontribuojë për të shumëfishuar lidhjet mes Arbëreshëve dhe shqiptarëve, por edhe mes dy popujve tanë, duke sjellë një impakt të madh sidomos në zhvillimin e turizmit.

Kreu i Shtetit solli në vëmendje mësimin e arbërishtes në shkollë, në të gjitha trevat ku banojnë në Itali, në përputhje me aktualizimin e Ligjit italian nr. 482 "Për minorancat gjuhësore", por dhe sipas nevojës së artikuluar nga Profesorët e Katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Cosenza.

Duke e konsideruar trashëgiminë kulturore arbëreshe “Moti i Madh”, si një pasuri të çmuar të Shqipërisë dhe Italisë, Presidenti Meta theksoi se autoritetet e të dy vendeve duhet të dyfishojnë përpjekjet për përfshirjen e kësaj vlere të çmuar europiane dhe botërore në UNESCO.

Gjithashtu, Kryetari i Shtetit vlerësoi avokatinë e pashembullt të Italisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe ndihmesën bujare të gjithanshme të dhënë për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy