Ristani: Zgjedhjet e PD do jenë masakër zgjedhore, Bashës i del dyqani me fitim

Ristani: Zgjedhjet e PD do jenë masakër zgjedhore, Bashës i del dyqani me fitim

“Zgjedhjet e PD do jenë masakër zgjedhore”. Kështu tha sot nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Arben Ristani lidhur me zgjedhjet për kryetarin e ri të PD. I pyetur se ku bazohet në lidhje me këto akuza, Ristani tha se një nga arsyet është mënyra e përshpejtuar e zgjedhjeve dhe gara e pabarabartë mes kandidatëve.  

Pjesë nga biseda:

Ka ndonjë shans që zgjedhjet në PD të bëhen të ndershme?

Ristani: Besoj që zgjedhjet e Bashës do jenë masakër zgjedhore.

Po thoni që do bëhen manipulime, Basha do i masakroj zgjedhjet e veta. Ku bazoheni?

Ristani: Unë bazohem tek ajo që ka nisur, tek mënyra si ka nisur, me një datë më të shpejtë. Mundet të bësh garë për 2 javë? E dyta ai duke qenë kryetar ka një infrastrukturë me vete. Ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të moj jetë në garë si kryetar partie. Për të krijuar një garë të ndershme duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Duhet të ishin krijuar kushte të barabarta. Sa kohë atij i del dyqani me fitim ai nuk e mbyll.

Rama ka dyqanin e madh...

Ristani: Ky ka dyqanin e vogël.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy