Pandeli Majko bën betimin në Kuvend, mori mandatin e lënë nga Alqi Bllako

Pandeli Majko bën betimin në Kuvend, mori mandatin e lënë nga Alqi Bllako

Kuvendi zhvillon sot seancë e radhës plenare. Në nisje të seancë plenare është betuar edhe Pandeli Majko, i cili mori mandatin e deputetit Alqi Bllako.

Ish-ministri për Diasporën dhe një nga figurat e njohura të Partisë Socialiste u betua sot para kolegëve të tij, teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexonte procedurën.

Kujtojmë se Bllako la mandatin pasi u arrestua me urdher te SPAK pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me rastin e procedurave të incenetarorit të Fierit.

Majko u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese në 25 prill, çka bëri që këtë një vit t’i mungojë Parlamentit.

Por me lënien e mandatit nga Alqi Bllako, Majko rikthehet kështu në karrigen e tij në Kuvend për tre vitet e ardhshme. Majko pas betimit është shfaqur duke u përqafuar me deputetët e PS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy