Një lajm që qarkulloi se Alfred Peza ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të RTSH, u përgënjeshtrua nga vetë Peza.
Ai tha se kjo nuk është aspak e vërtetë ndërsa u shpreh se do të jetë në krye të RTSH deri në 2028 vit kur i përfundon dhe afati.
“Nuk kam dhënë dorëheqje, këtu me keni deri me 15 qershor 2028!
Alfred Peza jep dorëheqjen nga drejtimi i RTSH-së
Drejtori i Radio-Televizionit Shqiptar, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se ai ka zhvilluar këtë të hënë mbledhjen e fundit me stafin e tij në RTSH, për të njoftuar dorëheqjen, ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e tij.
Lajmi është konfirmuar edhe nga deputetja e PD-së Ina Zhupa e cila me anë të një deklarate për mediat shprehet se drejtori i RTSH Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen, duke e cilwsuar këtë një fitore e vogël, pasi RTSH është çliruar nga paligjshmëria.
Një fitore e vogël clirimi i RTSH nga paligjshmëria me dorëheqje të detyruar të Alfred Pezës! Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit. Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore.
Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale. RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik.
Alfred Peza u emërua drejtor i RTSH-së në qershor të vitit të kaluar, duke shkaktuar shqetësim për pavarësinë e tij politike për shkak të angazhimit të tij të mëhershëm në Partinë Socialiste.
Emërimi i tij në krye të RTSH-së u shoqërua me valë ankesash dhe denoncimesh për shkarkime të padrejta nga puna të gazetarëve, kameramanëve dhe anëtarëve të redaksive të programacionit.



