Maqedonia e Veriut në qershor pret çeljen e negociatave për në BE

Maqedonia e Veriut në qershor pret çeljen e negociatave për në BE

Maqedonia e Veriut pret të marrë dritën jeshile në qershor për çeljen e negociatave. Vendimi për datën eventuale do të vijë pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian.

Tani është momenti. Koha, sigurisht, është e shkurtër dhe sfiduese. Raporti i Komisionit do t’u adresohet gjërave që janë bërë në krahasim me kohën e kaluar. Mund të vërejmë ndryshime në disa sfera si marrëdhëniet me fqinjët, Parlament funksional, opozita e cila merr pjesë në punën e Kuvendit dhe në negociata për çështje të rëndësishme, etj. Kjo e dallon vendin nga vendet e tjera të rajonit. E bën unik në kuptimin pozitiv. Kur e krahason me vendet e tjera e shikon se në përgjithësi funksionon mirë. Reformat do të jenë pjesë e rëndësishme e raportit. Do të jemi në gjendje të vërejmë ndryshime dhe përmirësim. Sigurisht ka punë që mund të ishin bërë më shpejt”, thanë burime diplomatike për Tv Alsat-m.

Realizimi i zgjedhjeve të drejta për President është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, vlerësojnë burimet diplomatike të BE-së. Nuk do të ketë krizë në rast se ata nuk janë të suksesshme edhe në rrethin e dytë sepse Kushtetuta parashikon ushtrimin e funksionimit të përkohshëm të presidentit nga krye parlamentari. BE-ja nuk e mbështet bojkotin e mundshëm në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy