
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa është diskutuar për SPAK dhe hetimet që aktualisht po kryhen ndaj liderëve të opozitës, analisti Neritan Sejamini, tha se duhet përkrahur SPAK që tu shkojë çështjeve deri në fund kur bëhet fjalë për eksponentët e lartë të mazhorancës.
Sipas tij, po ta mbështesim, SPAK mund të arrijë te Veliaj ndërkohë që po të kishim opozitë të fortë, SPAK merr më shumë kurajo.
Nëse presim drejtësi absolute, ky është naivitet. Reforma u bë në mënyrë diletante dhe dihej që do të prodhonte probleme të mëdha. E kam të vështirë të besoj se ka një oazë njerëzisht dhe luftëtar të drejtësisë, kur e gjithë Shqipëria është korruptuar. Pritshmëria që kemi nga SPAK, është absurde. Duhet të çlirohemi nga kjo nevojë dhe dëshirë ta kryqëzojmë SPAK-un. SPAK ka problemet e veta. Hetimet që ka bërë janë me frymëzim politik. Për rastin CEZ-DIA, ka patur skema edhe më të mëdha, nga biznesmenët të mëdhenj, që kanë abuzuar njësoj dhe nëse SPAK do të trajtonte këtë problem, duhet të hetonte edhe këto kompanitë e tjera. Pra është hetim i njëanshëm dhe i ndikuar politikisht. Çështja është, si i bëhet këtu ku jemi ne? Ata njerëzit e SPAK kanë problemet e tyre, frikërat e tyre, kufizime dhe presionet e tyre. Problemi i opozitës është që nuk ngjall shpresë për të nesërmen. Po të kishim opozitë të fortë që ngjall shpresë, SPAK merr më shumë kurajo. Çfarë i mendojmë ne këta të SPAK-ut, heronj dhe kaubojs? Qasja e opozitës me sulme personale, është kundër produktive.
Ne mund ta kritikojmë SPAK-un, por po flasim për politikanët dhe personat nën hetim. Po një shpjegim është që SPAK e ka kapur Edi Rama. Por një shpjegim është që po ta mbështesim SPAK dhe bëjmë presion, mund të arrijë te ERion Veliaj. Duke i thënë SPAK që jeni të kapur, SPAK ka vdekur.



