Kosova me fusnotë/ Qeveria e re e Malit të Zi sqaron "çudinë": Ishte gabim teknik

Kosova me fusnotë/ Qeveria e re e Malit të Zi sqaron "çudinë": Ishte gabim teknik

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, ka reagur pas publikimit të dokumentit, në të cilin Kosova ishte e shënuar me fusnotë (Kosova*). Këtë shenjë e vendosin vetëm disa vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se shënimi i Kosovës me fusnontë në dokumentin zyrtar ka qenë “gabim teknik”.

“Gjatë përgatitjes së tabelës me masat e reja kundër pandemisë COVID-19, ka ndodhur një gabim teknik, me ç’rast Kosova është paraqitur me fusnotë. Menjëherë pasi është vërejtur, shërbimet informative të Ministrisë së Shëndetësisë e kanë përmirësuar gabimin, gjë që mund të shihet edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi”, thuhet në një deklaratë të shërbimit për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot në një dokument cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19 të publikuar nga mediat në Mal të Zi, Kosova u shënua me fusnotë, gjë që ngjalli habinë e të gjitha insitucioneve vendore dhe atyre të Kosovës. Në të gjitha dokumentet e deritashme zyrtare të Qeverisë malazeze, Kosova është trajtuar në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë së saj, përkatësisht pa yll në emër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy