Xhafaj në Durrës: 2-3 grupe të rrezikshme kriminale veprojnë prej 15-vjetësh

Xhafaj në Durrës: 2-3 grupe të rrezikshme kriminale veprojnë prej 15-vjetësh

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte ditën e sotme në Durrës, ku ka pasur takim me banorët e këtij qyteti në kuadër të nismës “policia në Komunitet.”

Gjatë fjalës së tij, Xhafaj dha alarmin se midis 9 grupeve kriminale që janë nën hetim një numër i madh i tyre vepron prej 15 vitesh edhe në qytetin bregdetar. Sipas ministrit grupet me rrezikshmëri të lartë kriminale janë skeduar dhe një pjesë e drejtuesve të tyre janë vënë në pranga ndërkohë që i ka paralajmëruar se pas arrestimit veprimi i radhës do të jetë sekuestrimi i aseteve të vënë nga aktivitete e paligjshme.

"Një pjesë e tyre grupe kriminale, rreth 9 të tilla në shkallë vendi janë në proces hetimi dhe duke mbajtur në konsideratë faktin se janë arrestuar një numër i caktuar personash si pjesë e këtyre grupeve kriminale. Krahas ndëshkimit të tyre ligjor, ne jemi të fokusuar edhe tek hetimi dhe goditja e aseteve kriminale të tyre. Nuk e pranoj faktin që 2 apo 3 grupe, janë grupe që kanë aktivitet të gjatë në shumë vite, ndoshta 10-15 vjet në qytetin e Durrësit dhe janë grupe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, janë karakteristika të këtij komuniteti", tha Xhafaj.

Duke folur për operacionin Forca e Ligjit, ministri tha se strukturat e ngritura, task forcat qendrore dhe ato rajonale kanë bërë hapin e parë atë të skanimit të grupeve kriminale dhe pasurisë që posedojnë ata.

Ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaroi se qëllimi i takimit është të identifikojë problematikat e në këtë qytet.

"Qëllimi kryesor i këtij takimi është që të identifikojmë problematikat në qytetin e Durrësit dhe të marrim masat në rritjen e parametrave të sigurisë", tha Veliu

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy