Grupit parlamentar demokrat i bashkohen edhe dy deputetë të tjerë

Grupit parlamentar demokrat i bashkohen edhe dy deputetë të tjerë

Deputetët Artur Roshi dhe Besnik Troplini i janë bashkuar grupit parlamentar demokrat, duke e çuar në 11 deputetë.

Burimet për TVT.al thanë se me drejtimin e grupit demokrat nga deputeti Muslim Murrizi, pritet që në ditët në vazhdim t’i shtohen edhe deputetë të tjerë.

Kujtojmë se me datë 12 maj, 7 deputetë të grupit parlamentar demokrat, votuan për shkarkimin e Rudina Hajdarit si kryetare e grupit dhe në vend të saj u zgjodh Myslim Murrizi.

Nga 9 deputetë të grupit, e vetmja që ka munguar ka qenë Fatjona Dhimitri, 7 deputetë votuan pro shkarkimit të Hajdarit.

E pranishme në mbledhjen që u shoqërua me debate të forta dhe akuza ka qenë edhe vetë Hajdari.

Arsyeja e shkarkimit sipas deputetëve është mostransparenca për grupin lidhur me atë që po ndodh në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.

Në fjalën e saj në Kuvend, Rudina Hajdari e shmangu duke mos folur për këtë cështje, por u shpreh se nuk bëhet pjesë e pazareve, pasi është vajza e Azem Hajdarit dhe do ta çojë amanetin e tij deri në fund.

Kjo nuk ishte hera e parë, pasi vitin e kaluar Hajdari u tentua që të shkarkohet nga posti, pasi Korab Lita pretendoi se kishte fituar besimin e deputetëve për të drejtuar grupin, por një gjë e tillë nuk ndodhi pas rikonfigurimit të grupit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy