Qeveria hap aplikimet për kreun e KPP dhe tre anëtarë

Qeveria hap aplikimet për kreun e KPP dhe tre anëtarë

Këshilli i Ministrave ka hapur aplikimet për funksionin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik dhe tre anëtarëve. Afati i dorëzimit të aplikimeve përfundon më 28 maj. 

 

Pas vlerësimit të CV-ve që do të bëjë komisioni ad-hoc i ngritur në Kryeministri, aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës me gojë. Në përfundim të procesit, lista e kandidatëve të kualifikuar i kalon Kuvendit. 

 

Sipas njoftimit të shpallur në faqen zyrtare të Kryeministrisë, aplikanti duhet të plotësojë disa kritere, ndër të cilat duhet të ketë mbi 8 vjet përvojë pune, nga të cilat të paktën 3 vjet në fushën e prokurimeve dhe, të paktën, 2 vjet në pozicion drejtues.

 

Ndër dokumentet që aplikanti duhet të dorëzojë është edhe formulari i vetëdeklarimit në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar.

 

Posti i kreut të KPP është mbajtur nga Jonaid Myzyraj, për të cilin dy javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e çështjes në ngarkim të tij. 

 

Myzyri u lirua nga çdo akuzë pasi ishte marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme verën e kaluar, për një procedurë me vlerë 2.2 miliardë lekë të vjetra.

 

SPAK njoftoi në atë kohë se Myzyri akuzohej për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim. 

 

Ai u pezullua menjëherë nga detyra, ndërsa si masë shtrënguese iu caktua “detyrim paraqitjeje”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy