Procesi në Durrës/ Voton kandidati i PD Luan Hoti: Ftoj qytetarët të votojnë si njerëz të lirë (VIDEO)

Procesi në Durrës/ Voton kandidati i PD Luan Hoti: Ftoj qytetarët të votojnë si njerëz të lirë (VIDEO)

Ka nisur procesi i votimit në qytetin e Durrësit. Procesi ka nisur pa problematika ndërsa në garë për kryetar bashkie janë Emirjana Sako nga Partia Socialiste, Luan Hoti nga Partia Demokratike dhe Ardian Muka nga “Shtqpia e Lirisë”.

I pari në radhët e kandidatëve që ka votuar ka qenë kandidati i PD-së Luan Hoti, i cili në fjalën e tij u bëri thirrje qytetarëve që ta marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë si njerëz të lirë. Hoti tha se mesazhi i tij është vetëm për qytetarët.

I ftoj të dalin të votojnë. Të votojnë si njerëz të lirë, për familjet e tyre, fëmijët e tyre, të votojnë për t’i dhënë fund marrjes peng të Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit.

262 019 mijë zgjedhës janë thirrur në total për të votuar, 4008 për herë të parë. Janë 3386 votues më shumë se më 25 prill. Po kështu janë 337 QV dhe 4 ZAZ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy