Ikën Ahmetaj, zëvendësohet nga Balluku. Parlamenti miraton ndryshimet në qeveri

Ikën Ahmetaj, zëvendësohet nga Balluku. Parlamenti miraton ndryshimet në qeveri

Parlamenti ka miratuar dekretet e presidentit Begaj për ndryshimet e fundit në qeveri. Në seancën e sotme, dekreti për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimin e Belinda Ballukut u miratua me 76 vota pro dhe 32 kundër.

Ndërsa dekreti për emërimin e Majlinda Dhukës në postin e ministres së Shtetit  u miratua me 76 vota pro.

Në seancën e sotme ishte refuzuar kërkesa e opozitës për debat. Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi kryetaren e Parlamentit se u heq deputetëve të drejtën e fjalës me urdhër të kryeministrit dhe në shkelje të rregullores.

Pas votimit, Balluku dhe Dhuka bënë betimin në Presidencë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy