Ambasadori amerikan, Donad Lu, ka zhvilluar një takim me një grup nxënësish të shkollës së mesme të Rrëshenit. Lu tha se të rinjtë e duan vendin e tyre dhe mund ta udhëheqin Shqipërinë drejt të ardhmes.
"Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj", tha Lu gjatë programit “Njihu me Amerikën”.



