‘Aleanca’ e Ramës me Izraelin/ Kara: Mund të detyrohemi të zgjedhim mes BE-së dhe SHBA-së. Kume: Interes personal i kryeministrit (VIDEO)

‘Aleanca’ e Ramës me Izraelin/ Kara: Mund të detyrohemi të zgjedhim mes BE-së dhe SHBA-së. Kume: Interes personal i kryeministrit (VIDEO)

Avokati Romeo Kara tha në studion e MCN Informacion se takimi mes Ramës dhe Netanyahu-t sjellë përfitime për të dy liderët, megjithëse shton se Shqipëria mund të detyrohet të zgjedhë mes BE-së dhe SHBA-së. 

 

Aleanca nuk është e re. Këto vite post komunizëm ka qenë tema e ditës kur palët janë bashkuar në takime dolomatike apo bashkëpunime ekonomike, politike dhe të sigurisë.

 

Ka një përfitim të dyanshëm për të dy liderët. Edhe për Netanyahu-n dhe Izraelin si vend, pasi kemi nëj tërheqje të Evropës në raport me disa figura në Izeal. Edhe Rama ka përfitim në mënyrë personale duke parë zhvillimet brenda vendit. Bën një vizitë të tillë për të krijuar një narrativë tjetër, për t’i thënë aktorëve por edhe popullit që kam vlera më të mëdha se problemet e Shqipërisë. Por është vizitë që nuk është  se po e rëndit Shqipërinë për herë të parë në frontin antisemitizëm. Ne do kemi përfitime në fushën ekonomike, në fushën e sigurisë, në bashkëpunimin e shërbimeve të ndryshme, mund të kemi investime në sigurinë kibernetike, por edhe pasoja. Nuk i kam në lidhje me Shqipërinë por me faktorin europian. Me faktorin amerikan një bashkëpunim i ngushtë me Izraelin të afron më shumë me SHBA. Jemi në konfigurimin e një rendi të ri botëror, por edhe të aleancave. Nëse nuk konkretizohet kjo vizitë do mbesë për një kohë të shkurtër në mëndjen e shqiptarëve. 

 

Ne tani mund të jemi të detyruar të zgjedhim midis BE-së dhe SHBA-së. 

 

Gazetari Mariglen Kume tha se Rama kërkon t’i bjerë në sy Presidentit Trump, ta takojë atë për interesat personale. 

 

Kume tha se ky takim mund të jetë sfidues për vendin tonë pasi myund të ketë ngrirje të procesit.

 

E shoh që kryeministri Rama deri diku ka guxuar se ka qëllimin që t’i bjerë në sy Presidentit Trump. Që të ketë mundësinë të afrohet më afër me të dhe pse jo të mund të organizojë një takim me të në SHBA. Lobet më fuqishme në SHBA, janë pjesa izraelite. E shoh me këtë objektiv. Është dhe një sfidë tjetër. Kemi shpallur si prioritet, integrimin në BE, por shumë vende të BE kanë qenë kritikë dhe kanë marrë masa për disa drejtues të Izraelit. 

 

E shoh për interesa politike personale, por edhe sfiduese për vendin tonë. 

 

Nuk besoj se do arrihet deri te strehimi i palestinezëve. Them sfiduese se mund të kemi ngrirje të procesit për integrimin. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy