Shqipëria dhe Maqedonia mbajnë nesër (15 dhjetor) mbledhjen e parë të përbashkët të dy kabineteve qeveritare. Takimi do të zhvillohet në Pogradec.
Pritet që në mbledhjen e dy qeverive të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me nxitjen e aktiviteteve të përbashkëta, dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh.
Mbledhja do të fokusohet në bisedimet për zgjerimin e rrjetit të infrastrukturës mes dy vendeve, nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.



