Protesta para Bashkisë/ Balliu: Arrestoni hajdutët! Këlliçi: Beteja jonë s’njeh ngjyrim partiak

Protesta para Bashkisë/ Balliu: Arrestoni hajdutët! Këlliçi: Beteja jonë s’njeh ngjyrim partiak

Shefi i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën para qytetarëve në protestën para Bashkisë Tiranë, i ka bërë thirrje forcave të rendit që të arrestojnë ata që i vjedhin.

Ai u shpreh se çdo pushtetar që mendon se impresionon me presione, gabon.

 

Drupal Ad

 

Sot më shumë se çdo ditë është koha për t’u treguar pushtetit të kalbur se nuk biem pre e lojërave të korrupsionit. Jemi këtu për të larguar hajdutët në qeveri e bashki. Thirrje policisë: Nxirrni hajdutët nga bashkia.

Arrestoni Veliajn dhe hajdutët pas tij. Ju vjedh rrogat dhe paratë. Arrestoni kriminelët e banditët që janë sot të lirë. Çdo pushtetar nëse mendoni se na impresiononi me presione, gabon. Sot jemi këtu dhe do të jemi për t’ju përgjigjur qytetit dhe interesave kombëtare.

Ndërsa Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi me tone të forta nga protesta e opozitës i ka bërë thirrje SPAK-ut që të arrestojë Erion Veliajn. Ai tha se brenda godinës së Bashkisë së Tiranës fshihen hajdutët që kanë vjedhur taksat e qytetarëve.

Jemi sot në protestën e 9 kundër një hajduti të padëgjuar në vendin tonë që quhet Erion Veliaj. Njeriu që ka korruptuar jo vetëm drejtësinë, por edhe median në këtë vend që po ta shihni, në të gjitha mediat, kanë emisione për çdo temë, por vetëm për djegësit e qytetarëve dhe të Shqipërisë jo.

Kjo është skenë krimi i një kryetari bashkie që çdo ditë shkon në zyrën e tij vetëm për të vjedhur. Ju kishim dhënë fjalën se pas vjedhjes së paprecedentë të 14 majit, do të bënim transparencë për masakrën elektorale. Vetëm në këto muajt e fundit kemi arritur që të shpalosim një skemë vjedhjeje.

U paguan 132 mln euro për një incenerator që nuk ekziston. Kjo është vjedhje e paprecedentë. Policë bashkiakë a e dini se drejtori juaj është një hajdut? Në këtë godinë strehohen hajdutë. Rreshtohuni kah qytetarëve, ne këtë betejë po e bëjmë për familjet tuaja. Kjo është betejë që nuk njeh ngjyrim partiak. Zoti Dumani ngrihu në lartësinë e detyrës tënde. Lërini fjalën dhe bëni veprat. Merrni masa dhe arrestoni hajdutin. Ai qëndron në zyrë për të prishur provat.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy