
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një video në rrjete sociale ka ndarë momente nga takimi që ka pasur me demokratët në Fier, gjatë ditës së djeshme.
Basha shkruan se demokratët janë të vendosur të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë për çliruar përfundimisht nga e kaluara dhe dhuna.
Gjithashtu ai shtoi se dhuna nuk është mjet i demokratëve, referuar protestës së 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha.
“Demokratët janë të vendosur të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë, të çliruar përfundimisht nga e kaluara, dhuna dhe gjuha e urrejtjes”.



