Zgjedhja e Presidentit, Balla: Nga sot gati të diskutojmë, duam proces shembullor

Zgjedhja e Presidentit, Balla: Nga sot gati të diskutojmë, duam proces shembullor

Në një komunikim me gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se sa i takon çështjes së Zgjedhjen e Presidentit të ri, mirëpret përgjigjen nga ana e kryetarëve të grupeve të opozitës duke kujtuar se nuk ka shumë kohë për procesin.

Dje Kuvendi ka shpallur çeljen e procesit të presidentit. Besoj që prej sot në çdo moment jemi të gatshëm të ulemi me përfaqësuesit, me drejtuesit e grupeve parlamentare të opozitës, thirrja ime për Alibejan, Dodën dhe Mediun është se koha që keni është deri më datë 15 ora 16:00, është e shkurtër. Kemi marrë shumë kohë. Sa herë kemi dalë para jush. Gatishmëria jonë ka qenë dhe është bërë publike. Mirëpres një përgjigje nga ana e tre kryetarëve të me të cilët jemi të gatshëm të negociojmë. Ka pasur propozim që grupet të jenë bashkë, të ulemi të diskutojmë për kriteret. Janë të mirëpritur. Na duhet një president i të gjithë shqiptareve, ky është kushti i vetëm.

Ai theksoi më tej se të gjitha palët kanë të drejtën e propozimit, ku sipas tij në tryezë nuk mund të ulesh nëse nuk ke të drejtë të propozosh.

Ne duam një proces shembullor në 2022 si një standard për të gjitha proceset. Besoj në orët në vijim të kemi një përgjigje pozitive, pastaj nëse çdo palë do vij veç e veç e jemi të gatshëm të ulemi në bisedime. Presidenti nuk mund të zgjidhet nga PS, duhet të jemi bashkë”, tha Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy