Incidenti me militanten e PS, Basha: E solli Rama atë grua për të krijuar përçarje

Incidenti me militanten e PS, Basha: E solli Rama atë grua për të krijuar përçarje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për incidentin e ndodhur ditën e sotme në çadrën e protestës të opozitës, ku gjatë kohës që fliste ish-kryeministri Berisha, një grua ka ndërhyrë duke shpërthyer në sharje dhe ofendime.

Në fjalën e tij nga çadra e protestës, Basha ka bërë përgjegjës për këtë incident kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se “po i fryn përçarjes kombëtare”.

“Nuk dua të komentoj atë grua. Të gjithë ne pamë fotot e saj, por nuk dua të komentoj paraqitjen e saj. Dua t’i drejtohen Edi Ramës, i cili po i fryn përçarjes kombëtare. Edi Rama të distancohet nga provokimi anti-kombëtar. Rama e solli atë grua për të hedhur farën e përçarjes. Po kështu ndodh, i fryn përçarjes, s’ke kurajë të ballafaqohesh me qytetarët”, tha Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy