Kandidat për primaret, nga të cilat pret të dalë si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Fatmir Merkoçi është i bindur se e ka të fituar sfidën me socialistin Erion Veliaj. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Merkoçi tha se vendosi të garojë në primare psi ka besimin e bazës.
E ndjeva detyrë qytetare ta marr këtë rrugëtim. Them se do t’ia dal. Të gjitha sfidave ua kam dalë. Erion Veliajn e kam të mundur pa filluar. Mund ta kem problemin te partia, Veliun e kam mundur. Jam propozim i bazës, nuk më komandon askush.
Tet-a-tet me Berishën nuk kam folur. Unë jam reaksionar. Dhe si i tillë kemi brenda edhe nacionalizmin, edhe konservatorizmin. Askujt mund të mos i pëlqejë që dal dy javë rresh para Kryeministrisë dhe kërkoj minimumin jetik. Tani kujt ti marr leje unë të dal në protestë? Nuk e shoh të arsyeshme.



