Partia demokratike vijon të kërkojë qeveri teknike dhe të jetë e vendosur për të mos marrë pjesë në parlament dhe në komisionet parlamentare. Sekretari për Aksionin Qytetarë në partinë demokratike, Salianji është shprehur se zgjedhje pa partinë demokratike dhe zgjedhje të diktuara nuk do të ketë.



