Vakancat në SPAK, ambasada e SHBA: Ju mbështesim në luftën kundër korrupsionit

Vakancat në SPAK, ambasada e SHBA: Ju mbështesim në luftën kundër korrupsionit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ndan një mesazh lidhur me plotësimin e vendeve vakante në SPAK.

Në mesazh thuhet se SHBA mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbështet shtetin e së drejtës.

Ambasada e SHBA po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kandidatët për prokurorë që aplikojnë për tre vendet vakante të fundit në SPAK.

Shtetet e Bashkuara presin që ky proces vendimtar të rezultojë në përzgjedhjen e atyre prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbështet shtetin e së drejtës. SPAK mbetet një pjesë kritike e kësaj përpjekjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy