E dërguara për çështje pune e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme.
Kjo vizitë përkon me nisjen e fazës së intervistimit për 14 kandidatët që janë në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Ilir Prodës.
Procesi i intervistave po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa kandidati i parë që është paraqitur ka qenë Afrim Tafa, aktualisht në detyrën e drejtorit të Policisë së Durrësit.



