Rama takon në Davos kryeminisitrin e Belgjikës: Merr mbështetje për aspiratën europiane

Rama takon në Davos kryeminisitrin e Belgjikës: Merr mbështetje për aspiratën europiane

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe gjatë ditës së sotme ai ka zhvilluar edhe takime me liderët të BE-së.

Në Davos, kreu i qeverisë shqiptare u takua me homologun e tij belg Charles Michel, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Kryeministri Rama nënvizoi vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un.

Kryeministri Michel përgëzoi kreun e qeverisë shqiptare për arritjet dhe rezultatin në zgjedhje dhe ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën europiane të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy