Haxhiu: Opozita në krizë të thellë, duhet të ndryshojë gjithçka që të lëkunden këmbët e pushtetit

Haxhiu: Opozita në krizë të thellë, duhet të ndryshojë gjithçka që të lëkunden këmbët e pushtetit

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit' në MCN TV, ka deklaruar se opozita shqiptare ndodhet në një situatë të vështirë, duke theksuar se ajo ka humbur narrativën dhe besueshmërinë përballë qytetarëve.

 

Sipas Haxhiut, përpjekjet për mobilizim përmes protestave nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme dhe madje kanë sjellë rënie të pjesëmarrjes, çka sipas tij ndikon drejtpërdrejt edhe në mbështetjen elektorale.

 

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e organizimit të protestave, duke theksuar se përdorimi i mjeteve të dhunshme si fishekzjarrë apo shishe molotovi largon qytetarët që janë të gatshëm të protestojnë kundër qeverisë.

 

Në analizën e tij, Haxhiu u ndal edhe te lidershipi i opozitës, duke nënvizuar se mungesa e një “rrëfimi” të qartë dhe bindës është një nga problemet kryesore.


Mendoj se po saturohet opozita në diskurs dhe veprime. Edhe pse duket si energji mobilizuese, rezultati ka qenë i vogël dhe kjo sjell humbje të pjesëmarrjes, që ndikon edhe në votë. Berisha nuk ka rrëfim më dhe nuk është as njeriu, as gjuha, as veprimi që e bën protestën të suksesshme. Duhet të ndërrohet gjithçka që pushtetit t’i lëkunden këmbët. Jemi larg nga ajo ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy