Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi, deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për përgjimet e Ron Yefet, thotë se SPAK duhet të kishte reaguar menjëherë.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se Ahmetaj është personi i përshtatshëm që mund t'i jepeshin përgjimet.
SPAK duhet të kishte reaguar, pasi preket siguria kombëtare. Ahmetaj është personi i përshtatshëm ndoshta prej rrethanave që u largua nga vendi, që t’i jepeshin ato përgjime. Ato janë përgjime ustallarësh.
Ron Yefet, një kryekriminel nga Izraeli, është ordiner, hajdut, që është gjetur nga kryefëlliqësira që drejton organizatën dhe vjedh shqiptarët në çdo cep.
Është krijuar një firmë në 2026 me prokurim të drejtpërdrejtë për sterilizimin dhe ua ka dhënë me çmim dyfish më shumë.
Ndërsa në Tiranë erdhi i dërguari special i presidentit Donald Trump, Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, i cilësoi si vizita klandestine.
Kampet politike presin ambasadorin plot servilizëm. Politikanët shqiptarë identifikohen si servilë.



