Ludovik Tetaj, biznesmen shqiptaro-amerikan, është i bindur se garën presidenciale që finalizohet sot në SHBA do ta fitojë Donald Trump. Në MCN, ai tha se amerikanët shohin më së pari ekonominë dhe Trump për këtë ka dhënë prova.

Kemi dy luftëra të hapura dhe Trump ka thënë për 24 orë i ndaloj. Unë i besoj atij. Kur ishte Trump nuk kishte luftë. Në kohën e tij e paguanim 2 dollarë 4 litra benzinë. Sot është afërsisht 4 dollarë. Populli amerikan sheh ekonominë. Unë jam i bindur se Trump do ta mbështesë me 60%.

Harris nuk ka eksperiencë. Trump si biznesmen e rriti ekonominë e Amerikës. Harris vjen nga një shtet i majtë. Si ka arritur deri atje, e di ajo. Ajo ka thënë vetë: do bëj politikën e Biden.