Itali / Zgjedhjet lokale, humbje e thellë e Lëvizjes 5 yje

Itali / Zgjedhjet lokale, humbje e thellë e Lëvizjes 5 yje

 

Janë zhvilluar këtë fundjavë në Itali zgjedhjet lokale në 1004 komuna. Rreth 9 milionë italianë janë thirrur në votime për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë në 25 kryeqëndra rajonesh e provincash.

Lëvizja 5 yje ka shënuar një humbje të thellë duke mos fituar në asnjë nga qytetet e mëdha e madje as dhe në Gjenova, qyteti i lindjes i Beppe Grillos liderit të kësaj force politike.

Lëvizja 5 Yje gjithashtu ka mbetur jashtë dhe nga balotazhi elektoral në shumicën e këtyre komunave i përcaktuar nga rezultati i zgjedhjeve e që priten të zhvillohen  më datë  25 gusht mes kandidatëve të qëndrës së djathtë e të qëndrës së majtë italiane.

Pjesëmarrja në këto votime ka qënë rreth 60.7 % duke shënuar një ulje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të cilat kanë shënuar rreth një pjesëmarrje në 66,85% .

I vetmi qyetet i cili ka mundur të rikonfermoj në këto votime kryetarin e ardhshëm të Bashkisë pa patur nevoj për sfidën e ballotazhit,  ka qënë qyteti i Palermos me Leoluca Oralndin i cili kandidoj me një listë të qëndrës së majtë italiane por pa simbole politike.

Lëvizja 5 yje ka shënuar në flop të vërtetë në këto zgjedhje lokale duke mos mundur të fitoj në asnjë qytet e komunë.

Ish kryeministri Renzi ka komentuar këtë fakt se  “humbja e Lëvizjes 5 Yje është një e dhënë politike që konfirmon se pas fitores një vit më parë në drejtimin e  qytetit të Romës e Torinos, qeverisja lokale e Lëvizjes 5 Yje është sot një gjykim negativ.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy