Berisha: Ahmetajt iu la kohë të ikte për azil, qeveria veproi si organizatë e mirëfilltë kriminale

Berisha: Ahmetajt iu la kohë të ikte për azil, qeveria veproi si organizatë e mirëfilltë kriminale

“Arratiset Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministri i organizatës kriminale qeveritare të Edi Ramës. Për herë të parë në historinë e vendit, super-ministri apo zëvendëskryeministri, de facto organizatës kriminale të drejtuar nga Rama, arratiset.” Është kjo deklarata e kryedemokratit Sali Berisha në një dalje për mediat, duke thënë se sipas dokumenteve zyrtare, Arben Ahmetaj u arratis disa orë përpara se “prokuroria e partisë” do të kërkonte në parlament lejen për arrestimin e tij. Ai tha se mesa duket prokuroria, ose kontrollorët e saj, njoftuan Ahmetajn para se të njoftonin parlamentin për vendimin e arrestimit të tij. “Për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e Prokurorisë Speciale ishte fshehur për tre ditë nga parlamenti i vendit. Dje Arben Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e ulët morale, standardi më i ulët i anëtarëve të organizatës kriminale të Edi Ramës, zëvendësit, ministrave të tij, të cilët pasi pasurojnë veten dhe rrethin e tyre duke vjedhur paratë e taksave dhe pasuritë publike, sapo të thirren për të dhënë shpjegime, arratisen pa u hyrë ferra në këmbë. Arratisja e Arben Ahmetajt dëshmon se për anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës, përgjegjësia zëvendësohet me vjedhjen, dhe në fund të karrierës pasi kanë mbushur valixhet me paratë e vjedhura, arratisen apo dërgohen në ekzil për të tretur dhe gëzuar paratë e tyre. Arratisja e Ahmetajt apo dërgimi i tij në azil nga Edi Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale, por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptare”. Lidhur me çështjen e inceneratorëve ai shtoi se qeveria ka vepruar si organizatë kriminale pasi anëtarët e saj me vetëdije të plotë, për t’i hapur rrugën mega-aferën të djegësave kanë shkelmuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve, financuar me miliona euro nga BE. Sipas tij, me urdhër të Edi Ramës, SPAK gjer sot nuk ka guxuar të hetojë, të ngrejë akuzën më të vogël për procedurën korruptive të aferës më të madhe në hetim në 32 vitet e fundit. “Prokuroria e partisë që lejon me mosveprimin e saj vjedhjen çdo muaj të së paku 2-3 milionë euro, është vetë direkt në tavë. Ajo mban këto qëndrime, sepse çdo lëvizje e saj e çon direkt atë te dy persona: Edi Rama, Erion Veliaj! Ndaj dhe ndonëse gjer më sot, një numër zyrtarësh janë burgosur me një numër akuzash që nuk kanë lidhje me procedurën antiligjore të firmosur nga Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të organizatës kriminale dhe kjo vetëm sepse çdo fjalë apo rresht në këtë drejtim, të çon te kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Lefter Koka.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy